Tuesday, December 2, 2025

Futboll Femra: Inter(Milano)-Vllaznia(Shkodër), dueli i Turit të Dytë të “Europa Cup”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Inter(Milano)-Vllaznia(Shkodër), ky është verdikti i shortit të hedhur sot në Nion të Zvicrës, për Turin e Dytë të “UEFA Ëomen’s Europa Cup”.

Sfida e parë e këtij dueli shumë të rëndësishëm do të luhet në Milano në datat 7 ose 8 tetor 2025, ndërkohë që një javë më pas do të luhet ndeshja e kthimit në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Vllaznia vjen në këtë përballje të Turit të parë pas dy fitoreve bindëse me të njëjtin rezultat, 2 me 0 ndaj nënkampiones së Ukrainës, Kolos Kovalivka dhe kërkon të ecë më tej.

Në kampin kuqeblu janë të kënaqur që sfida e parë do të luhet në transfertën italiane, ndërkohë që ajo e kthimit që do të vendosë fatin e skuadrës që kalon në turin e tretë luhet në shtëpi, ku pasur edhe mbështetjen e tifozërisë kuqeblu, do të synohet kualifikimi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img