Sunday, November 24, 2024

Futboll Femra/Japoni – Spanjë, finalja e Botërorit U-20, të hënën ora 04:00 me orën e Shqipërisë

Lexo

Fituesja e Kampionatit Botëror të futbollit të femrave për moshën deri në 20 vjeç do të dalë mes Japonisë dhe Spanjës.

Të premten janë luajtur gjysmëfinalet dhe Spanja, me shumë lehtësi, ka mundur Holandën, 2-1. Në harkun kohor të tre minutave, Gabarro ka shënuar dy gola në portën e holandezeve. Ka ngushtuar rezultatin Van Gool në të 54’, por vetëm kaq, sepse Spanja është finaliste.

Në krahun tjetër Japonia, kampione në fuqi e futbollit të femrave për moshën deri në 20 vjeç, ka mundur Brazilin, 2-1. Jamamoto ka kaluar Japoninë në avantazh në të 30’. Ka barazuar Kavalkante në të 55’ dhe golin e fitores dhe të finales e ka shënuar Hamano në të 84’.

Sfida finale e Botërorit të futbollit të femrave për moshën deri në 20 vjeç që po luhet në Kosta Rika, ajo mes Japonisë dhe Spanjës do të luhet mëngjesin e së hënës me orën e Shqipërisë duke filluar nga ora 04:00.

Më herët, katër orë përpara finales, po të hënën, në ora 00:30, do të luhet dhe finalja për vendet 3-4, Holandë – Brazil.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img