Saturday, April 27, 2024

Miqësore, Besëlidhja mund Vllazninë U21 2-1

Lexo

Besëlidhja-Vllaznia U21  2-1(Shënues: Nunes 13’(p), Shehu 82’/Delaj 40’

Besëlidhja: Kodra, Dibra, Metaliaj, Trokthi, Da Silva, Hepaj, Bruka, Përgjoni, Pjetraj, Danaj, Nunes(U aktivizuan: Demi, Gjikolaj, Dodani, Gjoka, Gjuzi, Veseli, Therçaj, Shehu, Shtjefni, Marku). Trajner: Alban Bruka

Vllaznia U-21: Shkoza, Bushi, Pusi, Trashani, Shimaj, Peku, Duli, Shima, Bizi, Delaj, Osmani(U aktivizuan: Marku, Kaçaj, Lera, Maliqi, Gjilaj, Duli). Trajner: Elvis Plori

Gjyqtarë: D. Grimci, M. Bega, J. Podgorica(Shkodër)

Besëlidhja e kategorisë së parë dhe  Vllaznia U-21 e Superiores së futbollit shqiptar zhvilluan një miqësore në kuadrin e përgatitjeve për pjesëmarrjen në kampionatet e tyre respektive. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Besëlidhja” të Lezhës është mbyllur me rezultatin 2 me 1 në favor të lezhjanëve.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1, ku të parët kanë kaluar në avantazh vendasit me anë të Nunes. Goli i brazilianit të lezhjanëve ka ardhur përmes pikës së parë të penalltisë në minutën e 13-të. Megjithatë, duhet theksuar se në goditjen e parë portjeri shkodranë Entoni Shkoza ka arritur ta grushtojë gjuajtjen e Nunes, por pas kthimit të topit në fushë, brazilini rigjuan gje këtë radhë prek rrjetën e Vllaznisë.

Vllaznia nuk pajtohet me rezultatin, dhe pas kërcënimit fillimisht me Armir Osmanin, është Antonio Delaj që arrin të barazojë në minutën e 40-të. Minutat e para të pjesës së dytë janë për lezhjanët që rrezikojnë me anë të Përgjonit, por menjëherë kundrapërgjigjet Vllaznia me Osmanin. Ndërkohëe që Nunes dhuron spektakël teksa pasi shmang tre futbollistë shkodranë, në momentin final shpërdoron përpara portës së Vllaznisë.

Gjithësesi, Besëlidhja, e cila vazhdon të ngulmojë më tepër në portën kundërshtare arrin ta gjejë golin e dytë dhe të fitores në minutën e 82-të me anë të Shehut, i cili dy minuta më herët goditi edhe shtyllën pingule të Vllaznisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img