Lushnja-Skenderbeu, është çifti i parë i javës së 20-të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit për femra, i cili sot në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjes. Sipas kalendarit të miratuar nga FSHF, kjo javë është planifikuar të luhet në tre ditë, ku pas ballafaqimit të sotëm mes Lushnjes dhe Skenderbeut, të shtunën do të luhen edhe katër ndeshje, mes të cilave spikat ajo AAS – Vllaznia, derbi shkodran që do të startojë në orën 10:00, për të vijuar me çiftin Tirana AS – Kinostudio, Partizani – Teuta dhe Bilisht Sport – Teuta. Ndërkohë, ndeshja e fundit e javës së 20-të do të luhet të dielen në mes Juban Danja Murlani dhe Apolonisë së vendit të dytë.
Krahas derbit shkodran, AAS-Vllaznia në këtë javë spikat edhe një derbi tjetër që i përket kryeqytetit në mes Tirana AS dhe Kinostudios, në një sfidë mjaft emocionuese. Tirana AS renditet e pesta në kampionat ndërsa Kinostudio me tetë pikë më poshtë renditet në vendin e gjashtë. Ndeshja kjo që do të luhet të shtunën duke nisur nga ora 14:00.
Tabela e klasifikimit kryesohet nga Vllaznia e Shkodrës, e cila pas fitores javën e shkuar ndaj Partizanit, dhe barazimit të Apolonisë ndaj Tirana AS, siguroi matematikisht titullin e tetë kampion.
Kalendari indeshjeve të Javës së 20-të
E premte
Lushnja – Skënderbeu , ora 12:00
E shtunë
AAS – Vllaznia , ora 10:00
Tirana AS – Kinostudio , ora 14:00
Partizani – Teuta , ora 11:00
Bilisht Sport – Teuta , ora 15:00
E diel
Juban Danja – Apolonia , ora 15:00