Kombëtarja e Shqipërisë në futboll femra që drejtohet nga trajneri shkodran, Armir Grima ka bërë progress në renditjen e FIFA-s. Më herët, vajzat kuqezi renditeshin në vendin e 74-t, teksa tashmë janë në vendin e 71-të, pas rifreskimit të pikëve që FIFA bëri menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Europian për femra.
Ky është një lajm shumë i mirë dhe motivues për Kombëtaren shqiptare të femrave, edhe në prag të grumbullimit dhe ndeshjeve të fundit që do të zhvillojë në muajin e ardhshëm.
Sfidat ndaj Polonisë më 1 shtator dhe Norvegjisë më 6 shtator janë të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2023.
Aktualisht, vajzat kuqezi renditen në vendin e katërt me 10 pikë.