Kombëtarja shqiptare e femrave, e drejtuar nga trajneri Armir Grima do të luajë një ndeshje miqësore ndaj Bosnje-Hercegovinës më 9 prill. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se të dyja Federatat e futbollit kanë rënë dakord për zhvillimin e kësaj ndeshjeje, që do të luhet në Bosnjë-Hercegovinë. Ndeshja do të zhvillohet në Zenica, duke nisur nga ora 16:00. Skuadra do të grumbullohet që nga data 5 prill në kompleksin “Gardenland” në Shkodër, ku do të qëndrojë dy ditë dhe më 7 prill do të niset drejt Bosnje-Hercegovinës. Në ditët në vijim do të bëhet publike edhe lista e futbollisteve të grumbulluara nga trajneri Armir Grima ku pjesa më e madhe pritet të jetë nga ekipi i Vllaznisë kampion në fuqi dhe kryesues i kampionatit.