Kombëtarja shqiptare U-17 e vajzave ka nisur grumbullimin në prag të sfidave të raundit të parë kualifikues të vlefshme për Kampionatin Europian 2024 për këtë grupmoshë. Trajneri Agustin Kola ka publikuar listën me 20 futbolliste. Pjesa më e madhe e tyre vijnë nga kampionati shqiptar, ndërsa disa aktivizohen edhe në kampionatet e huaja me ekipe si Eindhoven apo Juventus.
Në listën e trajnerit Kola, spikasin edhe 5 futbolliste shkodrane, 3 të Vllaznisë: Laura Gjergji, Herta Hasaj dhe Luis Cungu, si dhe 2 të Laçit: Klevisa Ndoci dhe Leoselda Stalaj.
Shqipëria është shortuar në Grupin B4, së bashku me Ishujt Faroe, Uellsin dhe Kazakistanin. Të treja sfidat e këtij grupi do të zhvillohen në vendin tonë, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” dhe stadiumin “Elbasan Arena”.
Vajzat kuqezi nga dita e sotme kanë nisur grumbullimin dhe të premten më datë 24 nëntor do të luhet takimi i parë kundër Uellsit, në “Elbasan Arena” në orën 14:00. Ndeshja tjetër e Shqipërisë është planifikuar të zhvillohet më 27 mars, po në “Elbasan Arena” në orën 14:00 ndaj Ishujve Faroe. Ndërsa takimi i fundit do të luhet më 30 nëntor, në “Elbasan Arena” në orën 14:00 ndaj Kazakistanit.
Në rast se Shqipëria renditet në vendin e parë në grup, atëherë siguron edhe ngjitjen në Ligën A dhe do të ketë shanse reale për t’u kualifikuar në Europianin e ardhshëm.
Më poshtë lista me emrat e 20 lojtarëve të ftuar nga stafi teknik i Kombëtares U-17 për sfidat kualifikuese të Euro 2024