Sunday, November 24, 2024

Futboll Femra/ Kombëtarja U-19 me trajner Kreshnik Krepin mund Andorrën 1-0, supergol i Tanushit!

Lexo

Andorra – Shqipëri          0-1

Goli: Tanushi 90’

Shqipëria: Hyska, Troka, Gjergji, Vuksani, Tanushi, Avullija (Kacorri 46’), Iliadhi, Armoku (Bilali 87’), Cemeri (Qose 61’), Mema, Hamonikaj.

Trajner: Kreshnik Krepi

Pas fitores spektakolare të kombëtares së madhe në futboll për femra, e cila nën drejtimin e trajnerit shkodran Armir Grima mundi thellësisht Andorën me rezultatin 5 me 0, një tjetër kombëtare e futbollit të femrave, ajo U-19 e drejtuar nja një tjetër shkodran si Kreshnik Krepi, ka regjistruar fitore për Shqipërisë.

Vajzat kuqezi fituan me rezultatin 1-0 ndaj Andorrës, ndeshje e luajtur mesditën e sotme në stadiumin Kombëtar të Andorrës, “Estadi Nacional” për eliminatoret e Kampionatit Europian 2022.

Këto janë tre pikët e para të kombëtares U-19 duke siguruar kështu fitoren e parë pas dy ndeshjesh të zhvilluara në grupin B3, ku janë shortuar së bashku me Andorrën, Uellsin dhe Moldavinë.

Trajneri Kreshnik Krepi e nisi lojën me këtë formacion: Hyska, Troka, Gjergji, Vuksani, Avullija (Kacorri 46’), Iliadhi, Armoku (Bilali 87’), Cemeri (Qose 61’), Mema, Hamonikaj.

Skuadra shqiptare zhvilloi një ndeshje të bukur, ku pjesa e parë e lojës thuajse u dominua nga vajzat kuqezi, të cilat e nisën mirë lojën, duke kontrolluar topin që në minutat e para dhe kërkuan të shfrytëzojnë hapësirat boshe të  kundërshtarit.

Goli për skuadrën tonë do të vinte në minutën e 12-të, me Iris Armokun që dërgon topin në rrjetë, por që gjyqtarja sinjalizon për një pozicion jashtë loje. 3 minuta më vonë, një tjetër rast i rrezikshëm për vajzat kuqezi, teksa Hamonikaj jep bukur një krosim brenda zonës, por që nuk shfrytëzohet mirë nga Mema, e cila e dërgon topin jashtë porte.

Sërish mundësi e artë për skuadrën e Krepit, me Iris Armokun, e cila nga brenda zonës nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë, duke humbur kështu një mundësi të artë. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin e bardhë 0-0.

Shqipëria u shfaq dominuese në fushë edhe në fraksionin e dytë të lojës, duke krijuar një mori rastesh, por goli i fitores do të vinte vetëm në minutën e 90-të, nga këmbët e Matilda Tanushit, e cila fiton një goditje dënimi dhe kërkon ta realizojë vetë, duke e dërguar topin në rrjetën kundërshtare.

Një fitore e bukur e vajzave kuqezi, të cilat renditen kështu në vendin e dytë me 4 pikë pas dy ndeshjesh, ndërsa do të luajnë edhe ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Uellsit të vendit të parë më 25 tetor.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img