Shqipëria U-19 për femra ka nisur që prej ditës së hënë punën për ndeshjet e raundit të dytë të Kampionatit Europian 2022 që do të zhvillohen në Turqi në datat 5-11 prill. Skuadra e drejtuar nga trajneri Kreshnik Krepi është shortuar në të njëjtin grup me pritëset e turneut, Izraelin dhe Qipron.
Ekipi është grumbulluar në Durrës që nga data 28 mars, ku do të qëndrojë deri më 3 prill e më pas do të niset drejt Turqisë, për të zhvilluar ndeshjet e këtij kompeticioni për grup-moshën U-19.
Trajneri Krepi për këto tre sfida ka grumbulluar 19 futbolliste, ku pjesa më e madhe aktivizohen në kampionatin shqiptar. Ekipi ka zhvilluar ditën e sotme testin e parë konkret në kuadër të këtij kompeticioni ndaj skuadrës së Malishevës që përfundoi në barazim 5-5. Në këtë sfidë trajneri shqiptar pati mundësinë të testonte të gjitha vajzat e ftuara në këtë turne, teksa pa nga afër gjendjen e tyre fizike.
Raundi i dytë nis më 5 prill me ndeshjen e parë ndaj Izraelit ndërsa sfida e dytë do të jetë ndaj Qipros më 8 prill. Ndeshja e tretë dhe e fundit do të jetë ndaj Turqisë më 11 prill.
Shqipëria është sërish pjesë e Ligës B dhe do të tentojë ngjitjen në Ligën A, për të garuar në kualifikueset e radhës të Europianit të ardhshëm, teksa duhet theksuar se në raundin e parë, Kombëtarja U-19 bëri një paraqitje mjaft të mirë duke u renditur në vendin e dytë në grupin e saj.
Më poshtë edhe lista e lojtareve të grumbulluara nga Kreshnik Krepi: