Friday, September 20, 2024

Futboll Femra/Kualifikueset për Kampionatin Europian 2021/2022-Kombëtarja U-17 humbet me Malin e Zi 1 me 8

Lexo

Shqipëri-Mali i Zi 1:8

Shqipëria: Synaj, Tori, Maxhalaku (c), Marku, Coka, Danaj, Kodra, Borci, Methoxha, Alijaj, Kallbaqi. Trajner Agustin Kola

Kombëtarja e Shqipëria në futboll femra për U-17 luajti pasditen e sotme ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Malit të Zi, e vlefshme për Kampionatin Europian 2021/2022. Në ndeshjen që nisi në ora 16:00 në “Elbasan Arena”, formacioni i përfaqësueses kuqezi u mund thellësisht nga kombëtarja e Malit të Zi me rezultatin 1 me 8.

Futbollistet e kombëtares malazezet kaluan të parat në avantazh në minutën e 10-të, me Osmajić, teksa katër minuta më vonë dyfishon rezultatin Borićić. Vajzat kuqezi mundohen të marrin në kontroll lojën, ku në minutën e 21-të, Borci godet bukur një top nga brenda zonës, por që përfundon jashtë rrjetës kundërshtare. Malazezet shënojnë edhe golin e tretë në minutën e 29-të. Pjesa e parë përfundon me rezultatin 0-3 në favor të kundërshtareve.

Me fillimin e pjesës së dytë, Kola bën dy zëvendësime, duke hedhur në fushë Emi Bilinishtën dhe Estrela Habilin dhe duke nxjerrë nga loja Juarda Alijaj dhe Kesiana Kallbaqin. Vajzat kuqezi pësojnë edhe pesë gola të tjerë në këtë pjesë të dytë, ndërsa golin e nderit për Shqipërinë do ta shënonte numri 9, Klaudia Borci, në minutën e 88-të takimit.

Takimi i dytë i Kombëtares shqiptare të femrave U-17 do të jetë më 30 shtator kundër Azerbajxhanit, përballje e planifikuar të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img