Monday, November 25, 2024

Futboll Femra-Kupa e Shqipërisë / Luhen sot tre ndeshjet çerekfinale, spikat derbi, Vllaznia-Murlani

Lexo

Futbolli i femrave rikthehet sërish këtë të shtunë, me të tjera ndeshje emocionuese që do të na përcjellë Kupa e Shqipërisë. Janë përcaktuar tashmë ekipet çerekfinaliste që do të zbresin sot në fushën e lojës, me skuadrat që do të luajnë për një biletë që do t’i dërgonte në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

Spikat derbi Vllaznia – Murlani, me kampionet në fuqi të vendit që janë më të favorizuara, parë edhe kampionatin e mirë që kanë bërë, duke mos pësuar asnjë humbje teksa gjenden në krye të renditjes.

Ndërkaq, Teuta do të udhëtojë drejt kryeqytetit, aty ku do ta presë skuadra e Partizanit, që ka kaluar në këtë fazë çerekfinale pasi renditej në “TOP 4” në renditjen e kampionatit deri më tani. Durrsaket mundën ekipin e Skënderbeut me rezultatin e thellë 5-0, teksa në këtë ndeshje synojnë të bëjnë sërish mirë dhe të mund të sigurojnë biletën për në fazën tjetër. Në kompleksin “Skënder Halili”, Tirana do të presë skuadrën tjetër të qytetit të Shkodrës, Atletik Club, dhe që do të përcaktojë edhe gjysmëfinalisten e katërt për këtë edicion. Tirana ka bërë një kampionat të mirë në këtë vit të ri futbollistik, teksa Atletik Club mundi në turin para-eliminator skuadrën e Tirana AS.

Sakaq, Kinostudio kalon direkt në gjysmëfinale, pasi sipas vendimit të marrë në qershorin e vitit 2021 nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, skuadra e Apolonisë së femrave është përjashtuar nga gara në këtë edicion, për shkak të braktisjes së ndeshjes finale kundër Vllaznisë, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë për femra në edicionin e kaluar.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img