Thursday, November 21, 2024

Futboll Femra- Kupa e Shqipërisë / Turi paraeliminator, Juban Danja Murlani shpartallon Bilisht Sport, 10 me 0

Lexo

Kampionati Kombëtar i futbollit të femrave këtë fundjavë ka qënë pushim duke i lënë radhën aktivitetit të Kupës së Shqipërisë. Në turin paraeleminator Juban Danja Murlani, priti në shtëpi ekipin Bilisht Sport. Ndeshja e luajtur në fushën sportive të KF Murlani është dominuar plotësisht nga futbollistet e Juban Danja Murlanit, për të cilën flet edhe vetë rezultati i thellë 10 me 0 në favor të tyre. Autore të golave për ekipin e Juban Danja Murlani janë Rosela Vasa 2, Samela Markaj, Matilda Tanushi, Paula Jaku, Riselda Leba, Arlinda Piranaj, Fabiola Caka, Ana Kola dhe Elsaida Muçejani. Me këtë fitore, ekipi i Juban Danja Murlani është kualifikuar në turin tjetër për të vijuar garën e fitimit të trofeut me ekipet e kualifikuara.

Vllaznia e Shkodrës, si kampione në fuqi nuk ka garuar në turin paraeliminator. Skuadra kuqeblu, por edhe tre ekipet e tjera që janë renditur pas saj, Apolonia, Tirana dhe Tirana AS, sipas rregullores së Federatës Shqiptare të Futbollit,  janë kualifikuar direkt në fazën çerekfinale, ndërsa tetë ekipet e tjera, përfshirë edhe Juban Danja Murlanin kanë luajtur turin paraeliminator, duke u ndeshur me njëra-tjetrën për të fituar një biletë për në çerekfinale.

Sipas informacionit të marrë pranë sektorit të femrave në Federatën Shqiptare të Futbollit, turi çerekfinal i Kupës së Shqipërisë do të luhet fundjavën e ardhshme, dhe shorti e përballë Juban Danja Murlanin me ekipin kampion Vllaznia duke regjistruar kështu derbin numër dy mes këtyre skuadrave, ku në të parin, luajtur një javë më parë në fushën sportive “Reshit Rusi”, Vllaznia fitoi me rezultatin 3 me 0.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img