Monday, December 9, 2024

E diel pa futboll, FSHF shtyn të gjitha ndeshjet e Kategorisë së Dytë dhe të moshave për kushtet e motit

Lexo

Moti i keq dhe reshjet e dëborës që kanë përfshirë të gjithë vendin tonë kanë detyruar Federatën Shqiptare të Futbollit që të shtyjë të gjitha ndeshjet e parashikuara për këtë javë. Federata e Futbollit ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e të gjitha klubeve dhe është njohur me situatën e rënduar të terreneve sportive dhe stadiumeve, ku do të zhvilloheshin shumë ndeshje.

Duke vlerësuar këtë situatë Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë vendimin që të shtyjë ndeshjet e futbollit në të gjitha nivelet e kampionateve deri të shtunën e ardhshme, datë 20 shkurt 2021. Ndeshjet e parashikuara për tu luajtur këtë të diel dhe gjatë javës, do të luhen në një datë të mëvonshme, që do të përcaktohen nga Sektori i Garave në FSHF.

Ndërkohë, po për shkak të kushteve të motit, ku një pjesë e stadiumeve u mbuluan nga dëbora, dita e djeshme është shoqëruar me moszhvillimin e disa ndeshjeve të kategorisë së parë. Të tilla ishin ato të Grupit A, Korabi-Veleçiku, Burreli-Vora, Besëlidhja-Partizani B, si dhe në Grupin B, Pogradeci-Besa.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img