Thursday, November 21, 2024

Futboll Femra-Luhet pjesa e parë e finales Vllaznia-Apolonia. Skuadra kuqeblu në avantazh 3-0, shënojnë Franja, Berisha, Ramadani, titulli më pranë skuadrës shkodrane

Lexo

Pjesa e parë e ndeshjes finale në futboll femra në mes Vllaznisë dhe Apolonisë, takim që po luhet nga ora 17:30 në “Shtëpinë e Futbollit” Tiranë është mbyllur me rezultatin 3 me 0 në favor të Vllaznisë.

Për skuadrën kuqeblu që drejtohet nga trajneri Nikolin Leka, golat janë shënuar nga nga kapitenia Ezmeralda Franja përmes pikës së bardhë të penalltisë, për të vijuar më pas me Fortesa Berishën dhe Rrezona Ramadanin.

Në këtë mënyrë, me avantazhin e tre golave në 45 minutat e para, Vllaznia është më paranë fitimit të titullit kampion, që nëse arrihet të bëhet realitet në mbyllje të krejt ndeshjes, atëherë do të jetë titulli i 11-të radhazi për skuadrën kuqeblu.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img