Friday, October 17, 2025

Futboll Femra-Neser, Vllaznia-Inter. Sfida e kthimit e Turit të Dytë “Europa Cup”. Ora 18:00, në Stadiumi “Loro Boriçi”. Hyrja falas

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia e futbollit femra, luan pasditen e së mërkurës në stadiumin “Loro Boriçi” ndeshjen e kthimit të Turit të Dytë të “Europa Cup”. Sfida në fjalë nis në orën 18:00, ndërkohë që drejtuesit e Klubit të Femrave Vllaznia kanë vendosur që hyrja e tifozëve në stadiumin “Loro Boriçi” të jetë falas.

Përballja e parë mes këtyre dy skuadrave u luajt të mërkurën e kaluar në Milano, ku skuadra vendase, nënkampione e Italisë dominoi të gjithë takimin duke arritur të shënojë shtatë herë në portën kuqeblu pa pësuar asnjë.

Me këtë avantazh, 7 me 0 të ndeshjes së parë, skuadra italiane vjen shumë e avantazhuar në Shkodër për të siguruar kualifikimin në turin e tretë të “Europa Cup”. Ndërkohë, siç e ka deklaruar edhe pas ndeshjes së parë në Itali trajneri i Vllaznisë Nikolin Leka, me këto shifra, kualifikimi duket i pamundur, por nga ana tjetër, skuadra kuqeblu do të kërkojë të luajë me dinjitet për të arritur një rezultat pozitiv përpara tifozërisë shkodrane.

Ditët stërvitore pas kthimit nga Italia, janë shfrytëzuar për riparimin e defekteve të shfaqura në ndeshjen e parë, ndërkohë që përpara ndeshjes zyrtare të pasdites së mërkurë, skuadra shkodrane do të zhvillojë edhe një seancë tjetër stërvitore, e fundit anti-Inter.

(Video) Prononcimi i trajnerit të Vllaznisë Nikolin Leka, pas ndeshjes së parë të luajtur në Milano përballë Interit vendas.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img