Nuk ka patur histori derbi i kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës, sfida që çeli javën e katërt të kampionatit të futbollit të vajzave, takim që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Vajzat e Partizanit kanë dominuar sfidën e luajtur në “Arenën e Demave”, duke mposhtur me rezultatin tenistik 6-0 rivalet e Tiranës.
Pjesa e parë ka përfunduar 4-0 për vendaset me protagoniste absolute Elma Kadriun që realizon 4 gola. Në pjesën e dytë Partizani edhe 2 gola të tjerë.
Partizani merr fitoren e tretë në kampionat (në po aq ndeshje të luajtura) dhe ngjitet përkohësisht (në pritje të ndeshjeve të tjera) në krye të renditjes. Tirana mbetet në kuotën e 3 pikëve në tabelën e klasifikimit.