Ishte menduar të luhej në mesjavë, por me mirëkuprim të dy kampeve përkatëse, dueli miqësor, Vllaznia-Vora është zhvendosur për t’u luajtur në fundjavë, pikërisht pasditen e së shtunës, një javë para nisjes zyrtare të kampionatit.

Një test që pritet të jetë mjaft i rëndësishëm për stafin teknik dhe lojtarët e të dy skuadrave. Takimi, i cili do të luhet më 15 gusht duke nisur nga ora 17:30 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës do të jetë një mundësi e mirë për të matur nivelin e të dy skuadrave në prag të startit të sezonit të ri.
Në këtë periudhë përgatitore miqësoret shërbejnë jo vetëm për të provuar formacionin dhe lojtarët e rinj por edhe për të konsoliduar idetë taktike të trajnerit.
Fatos LAMAJ


