Friday, November 22, 2024

Futboll Femra-Rikthehet “Abissnet Superiore”, Vllaznia – Tirana kryesfida e javës së 16-të. Të dielën, ora 16:00, në “Loro Boriçi”

Lexo

“Abissnet Superiore” për vajza do të rikthehet këtë fundjavë, pas shkëputjes disa ditore për shkak të angazhimit të futbollisteve me ekipet Kombëtare A dhe U-19 në kompeticionet europiane.

Sfida e parë e javës së 16-të është Skënderbeu – Kinostudio. Kjo ndeshje do të zhvillohet të shtunën në Korçë, në orën 13:00. Në të njëjtën ditë do të luhet edhe sfida Apolonia – Laçi. Fieraket kërkojnë triumfin e radhës në shtëpi dhe kjo përballje do të startojë në orën 14:00.

Të dielën do të luhen tre takimet e tjera të javës së 16-të. Në “Arenën e Demave”, në orën 12:00, Partizani do të përballet me Lushnjen. Vajzat e kuqe do të synojnë fitoren e radhës për të mos humbur terren me kreun e renditjes.

Në orën 13:00 do të luhet edhe takimi, Gramshi-Teuta, ndërsa java e 16-të e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza do të mbyllet me klasiken e futbollit shqiptar, Vllaznia – Tirana. Kampionet në fuqi të vendit do të kërkojnë fitoren e radhës për të blinduar vendin e parë, ndërsa vajzat bardheblu do të tentojnë triumfin për të rihapur garën për titull. Klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia – Tirana do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 16:00.

Java e 16-të e “Abissnet Superiore” për vajza:

Skënderbeu – Kinostudio, 13.04.2024, ora 13:00

Apolonia – Laçi, 13.04.2024, ora 14:00

Partizani – Lushnja, 14.04.2024 ora 12:00

Gramshi – Teuta, 14.04.2024, ora 13:00

Vllaznia – Tirana, 14.04.2024, ora 16:00

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img