Thursday, November 21, 2024

Futboll Femra, rikthehet kampionati, ballafaqim kryesuesish në “L. Boriçi” Vllaznia-Apolonia, të dielen ora 14.00

Lexo

I ndërprerë për shkak të ndeshjeve të kombëtares së femrave, Kampionati Kombëtar i Futbollit për femra rikthehet këtë fundjavë duke pasur në kalendar një sfidë shumë interesante, siç është ajo Vllaznia-Apolonia, të cilat së bashku me Tiranën AS kryesojnë kampionatin me pikë të barabarta. Në pritje të kësaj supersfide për femra, Vllaznia zhvilloi paraditen e së shtunës seancën e fundit në fushën sportive “Reshit Rusi” . Nga sa u pa, seanca është drejtuar nga trajneri trajneri Nikolin Leka, që ribashkohet me skuadrën pas karantinimit dyjavor të Covid-19, së bashku me kolegun e tij, Arben Parmeza. Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, Leka dhe Parmeza, por edhe presidenti Matija që asistonte në këtë seancë, janë shprehur optimist për ta kaluar me sukses sfidën në fjalë duke pasur objektiv vetem fitoren tre pikëshe. Pozitive për skuadrën kuqeblu është gjendja e mirë e skuadrës në aspektin fizik, ku me përjashtim të mbrojtëses Bajraktari të dëmtuar që në sfiden me kampionen e Bjellorusisë, pjesa tjetër është e gatshme për lojë.

Sa i përket skuadrës kundërshtare Apolonia, e cila është shfaqur rivale gjatë viteve të fundit, trajneri Leka, vlerëson konkurencen e skuadrës fierake, por edhe Tiranës AS për të rivalizuar Vllazninë, por sipas tij, skuadra kuqeblu kampione në fuqi, nuk ka ndërmend ta lëshojë kreun duke deklaruar fitimin e trofeve të vitit.

Sfida e futbollit të femrave, Vllaznia-Apolonia luhet të dielen në stadiumin “Looo Boriçi” duke filluar nga ora 14.00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img