Futboll- Sot, java e pestë e Kategorisë së Parë, spikat dueli i kreut Korabi-Besëlidhja

Lexo

(Video) Vllaznia, shpallet kampione në Gjimnastiken Artistike. Trajnerët Izmir Kashi dhe Shpresa Salja, përsërisin suksesin e vitit të kaluar!

Për ekipin e Vllaznisë, Gjimnastika Artistike është shndërruar në një passion dhe burim suksesesh. Për të dytin vitë me...

Longo: “Nuk kemi marrë atë që kemi merituar por ky është futbolli”

Trajneri i Flamurtarit, Diego Longo, foli pas humbjes me Korabin me rezultatin 1-2:“Kemi parë një ndeshje që luajtëm vetëm...

Kumbarçe: “Fitore e merituar, kjo fitore shkon për kapitenin. Do doja të ndesheshim me Erzenin”

Korabi arriti të kualifikohej në finalen e “play off” dhe tani do të presë se cila skuadër do të...

Kategoria e parë e futbollit shqiptar luan sot ndeshjet e javës së pestë. Ndër to, spikat dueli i kreut të renditjes të grupit A, Korabi dhe Besëlidhja, ndeshje e cila do të luhet në fushën e dibranëve duke filluar nga ora 13.30. Që të dyja skuadrat vijnë në këtë sfidë pas barazimeve të realizuara javën e kaluar, Korabi në transfertë me rezultatin 1 me 1 ndaj Partizanit B, ndërsa lezhjanët në shtëpi me Burrelin 0 me 0. Çiftet e tjera të grupit A janë këto: Erzeni-Partizani, Dinamo-Vora dhe Oriku-Veleçiku. Për këtë fundit, atë mes Orikut dhe Veleçikut, pritet një luftë e fortë sportive, ku pas barazimit të marrë javën e kaluar në “Reshit Rusi” ndaj Dinamos pretendente, koplikasit janë shprehur optimist për të marrë rezultat pozitiv edhe në këtëtransfertë.

Ndërkohë, në grupin B të ksaj kategorie, spikat dueli Flamurtari-Tomorri ku vlonjatët e zhytur në rezultate negative synojnë të marrin fitoren e parë në këtë kampionat. Me interes priten edhe ndeshjet e tjera të këtij grupi, Pogradeci-Elbasani dhe Turbina-Egnatia.

Sipas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, të gjitha ndeshjet startojnë në orën 13.30.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -