Tuesday, November 26, 2024

Futboll Femra-Të mërkurën, festë në “Loro Boriçi”. Vllaznia kurorëzohet kampione e Shqipërisë për të 9-tën herë

Lexo

Vllaznia e Shkodrës në futboll për femra është kampione e Shqipërisë për të nëntin vit radhazi. Titull ky, që në fakt e ka siguruar dy javë përpara përfundimit të Kampionatit Kombëtar të futbollit për femra, i 13-ti për nga radha, por zyrtarizimi do të jetë pasditen e së mërkurës, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes të javës së fundit, Vllaznia-Skënderbeu.

Ndeshja në fjalë është programuar të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 15:00. Edhe pse rezultati nuk përbën interes, futbollistet kuqeblu të drejtuara nga trajneri Nikolin Leka pritet të zhvillojnë një ndeshje normale, jo vetëm për të respektuar kampionatin, por edhe tifozërinë e shumtë shkodrane, e cila pritet ta ndjekë nga afër këtë sfidë të fundit të kampionatit.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë ceremoninë përmbyllëse të krejt aktitetit, ku Vllaznia do të nderohet me dy trofe. Titullin kampion si ekip dhe trofeun e “Këpucës së Artë”, e cila i takon futbollistes kuqeblu, Megi Doçi”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img