Thursday, November 20, 2025

Futboll Femra-Teuta e nis kampionatin me goleadë, mund Lushnjën 10-0. Të dielën, derbi shkodran, Vllaznia-Atletik Klub

Lexo

- Reklamë -spot_img

Teuta ka lëshuar një lumë golash ndaj Lushnjës në javën e parë të kampionatit të futbollit të vajzave, që ka ngritur siparin këtë të shtunë. Dhjetë gola shënuar në portën verdhejeshile nga durrsaket e Revion Mekshit, të cilat kanë bërë një skuadër ndryshe këtë sezon. Me shumë pretendime janë afruar lojtare si Spaho, Kotarja, Maxhalaku, Metalla, Simoni, Vishkulli, apo Goro, të cilat kanë eksperiencë në kampionatin shqiptar.

E jo vetëm, por dhe të huajat Xhovana Oliveira, Izabela De Souza, Natali apo Tamirez Torres. Serinë e golave e ka hapur Vishkulli në të 15’. Pas katër minutash ka thelluar Loci, e cila ka qenë në garë me Goron se kush do ta shtynte topin e para në rrjetës. Në harkun kohor të nëntë minutave Izabela De Souza shënon dy herë. Xhovana Da Silva në të 35’ e gjen të papërgatitur Dashanën në atë parabolë, që ka ardhur nga krahu i djathtë i sulmit durrsak.

Dhe serinë golave për vajzat durrsake në pjesën e parë e ka mbyllur Vishkulli. Në pjesën e dytë do të shënonte jo vetëm Goro dy herë, por dhe të ardhurat nga stoli Hysa dhe Natali dhe përfundimisht 10-0. Një Lushnje me 14 lojtare e pa portiere rezervë nuk mund të bënte më tepër. Gjithçka erdhi në transmetim të drejtpërdrejtë nga stadiumi “Roza Haxhiu” në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Sakaq për javën e parë janë shtyrë ndeshjet Egnatia – Apolonia dhe Kinostudio – Gramshi, kurse të dielën në ora 15:30, Vllaznia do të presë Atletik Club për të përmbyllur një pjesë të ndeshjeve të fillimsezonit. Kampionati i vajzave do të vijë çdo javë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar me ndeshjen e saj më të mirë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img