Monday, November 25, 2024

Futboll Femra-Vllaznia, fiton gjysëmfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, mund Partizanin 0-7

Lexo

Vllaznia, në futboll për femra është një hap pranë finales së Kupës së Shqipërisë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka ka sfiduar në ndeshjen e parë gjysëmfinale Partizanin, treksa e ka mundur me rezultatin e thellë 0-7. Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin e ri “Partizani” është dominuar plotësisht ng skuadra e kuqeblu, e cila në asnjë moment nuk e vuri në diskutim fitoren.

Futbollistet shkodrane, të cilat janë fituese në fuqi të trofeut të Kupës së Shqipërisë, e mbyllën pjesën e parë në favorin e tyre me rezultatin 3 me 0. Për Vllazninë në këtë pjesë loje shënuan  Megi Doçi, Klaudia Borçi dhe Arbënita Curraj.

Tre minuta nga nisja e 45 minutave të dyta, Vllaznia e çon në 4 numrin e golave me golashënuese Luçie Gjinin. Ndërkohë, për të mbyllur ndeshjen ka menduar “Këpuca e Artë” shqiptare, Megi Doçi, e cila shënon edhe tre gola të tjerë radhazi, përkatësisht në minutat 56, 65 dhe 81 duke e çuar në 4 numrin personal.

Kësisoj, me rezultatin e përgjithëshëm, 0-7, Vllaznia del fituese e kësaj ndeshje të parë gjysëmfinale, çka i jep një avantazh maksimal për të kaluar në finalen e Kupës së Shqipërsi. Gjithësesi, edhe pse zyrtarisht duket pritur ndeshja e kthimit që do të luhet në Shkodër, me këtë avantazh të thellë të ndeshjes së parë, si dhe me kualitetet që Vllaznia ka në gjirin e saj, kualifikimi në finale për skuadrën kuqeblu duket një formalitet.

Në gjysëmfinalen tjetër, Apolonia mundi pastër Tiranën, duke u hakmarrë për humbjen e pësuar në kampionat. 4-0 ishte rezultati final i 90-të minutëshit me vajzat fierake që zhbllokuan ndeshjen që në minutën e gjashtë me Aglia Iljadhin. Vendaset dyfishuan rezultatin në pjesën e parë, në minutën e 40-të me Valentina Trokën, duke shkuar në pushim me avantazhin e dyfishtë. Pjesa e dytë foli gjithashtu për bardhejeshilet që shënuan dhe dy herë të tjera me Xhesika Ndojin në minutat 53 dhe 90-të. Me këtë fitore Apolonia ndodhet me një hap në finale edhe se javën e ardhshme do të luajë sfidën e kthimit.

Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë për vajza

5 shkurt 2023

Partizani – Vllaznia 0-7

Apolonia – Tirana 4-0

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img