Thursday, April 25, 2024

(Video) Basketboll U-18 Meshkuj/Vllaznia-Partizani, ndeshje plot emocione. Kuqeblutë, fitojnë me meritë 64-62.

Lexo

Vllaznia U18-Partizani U18  64-62

(13-19, 20-14, 21-16, 10-13)

Formacioni i Vllaznisë: Rejan Mbiara, Sead Kopliku, Aron Bajame, Mateo Bushgjokaj, Xhulio Murrizaj, Sidrit Piranej, Auron Hoxhaj, Klevis Guri, Klevis Dini, Fatjet Piranej, Dren Hafizi, Leonard Zyla. Trajner: Roland Kola, Kristian Koçeku.

Vllaznia-Partizani, ndeshje e vlefshme për Javën e nëntë të Kampionatit Kombëtar të rinjëve U-18, ka dhuruar spektakël në fushën e lojës. E luajtur pasditen e së dieles në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, sfida në fjalë është karakterizuar me emocione të shumta.

Tifozëria shkodrane, me një numër të konsiderushëm në shkallët e pallatit të sportit, ka shijuar një ndeshje, e cila që nga fillimi dhe deri në fund është shqëruar me një rivalitet, gjë të cilën e tregojnë edhe shifrat e priodave të ndeshjes.

Partizani e nis më mirë, teksa fiton periodën e parë 13-19, Vllaznia kundrapërgjigjet me fitimin e periodës së dytë me shifrat 20-14 dhe bërë që pjesa e parë të mbyllet në barazim 33-33. Vllaznia vijon të luajë më mirë edhe në periodën e tretë, teksa fiton në këtë dhjetë minutësh 21-16. Reagon Partizani në periodën e katërt duke fituar 10-13, ndërkohë që e gjithë ndeshja mbyllet me fitoren e Vllaznisë, me rezultatin 64-62.

Një fitore kjo, e realizuar në sekondat e fundit të ndeshjes, por shumë e merituar për skuadrën kuqeblu, për të cilën, kanë meritë basketbollistët e pesëshes së parë: Rejan Mbiara, Sead Kopliku, Aron Bajame, Mateo Bushgjokaj, Sidrit Piranej, si dhe ato që u aktivizuan gjatë ndeshjes: Xhulio Murrizaj, Auron Hoxhaj, Klevis Guri, Klevis Dini, Fatjet Piranej, Dren Hafizi, Leonard Zyla.

Por, natyrisht, që krahas basketbollistëve në fushën e lojës, një meritë kryesore ka edhe stafi teknik, trajneri veteran Roland Koka dhe kolegu i tij i ri Kristian Koçeku, të cilët po përgatisin një brez të ri të talentuar dhe me të ardhme për t’i shëbyer në vazhdim basketbollit shkodran.

(Video) Pamje nga ndeshja e basketbollit për të rinj U-18, Vllaznia-Partizani(64-62, Java e nëntë e K. Kombëtar U-18)

Gaspër Marku

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img