Saturday, April 20, 2024

Futboll Femra-Vllaznia, nga Londra e Champions League në Korçë, për javën e katërt të Kampionatit Kombëtar

Lexo

Paralelisht me ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve të Europës, Vllaznia e futbollit të femrave vijon rregullisht konkurimin në ndeshjet e Kampionatit Kombëtar. Kështu, nga Londra, ku mbrëmjen e së mërkurës luajti në transfertë me Çelsin, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka, është mysafire në qytetin e Korçës ku do të luajë kundër Skënderbeut vendas në kuadrin e javës së katërt.

Në prag të kësaj ndeshje, skuadra kuqeblu kryeson kampionatin me 9 pikë të plota(3 ndeshje-3 fitore dhe me galaverazh pozitiv, 19-0). E ndjekur nga Partizani, Tirana dhe Apolonia me nga 6 pikë, Teuta, Skënderbeu nga 3 pikë, Kukësi, Kinostudio, Laçi, Lushnja me 0 pikë.

Ndeshja e javës së katërt, Skënderbeu-Vllaznia, do të luhet të dielen në stadiumin “Skënderbeu” duke filluar nga ora 13:00, ndërkohë që një orë më pas, në 14:00, luhen edhe dy takime të tjera: Lushnja-Kukësi, Teuta-Kinostudio.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img