Sunday, November 24, 2024

(Video) Futboll Femra-Vllaznia prezanton 8 blerjet e reja dhe niset për në Podgocicë. Të dielen, në Petrovac, ndeshja e Turit të Parë të “UEFA Women Champions League”

Lexo

Vllaznia në futboll për femra ka ditë të tëra që përgatitet në Shkodër për pjesëmarrjen në kompeticionin e rëndësishëm ndërkombëtar, Liga e Kampioneve të Europës në futboll femra. Paraditen e sotme, presidenti i Klubit të Futbollit Femra Vllaznia, Lazër Matija, së bashku me stafin e tij ka prezantuar 8 blerjet e reja, të cilat vijnë si përforcim, jo vetem për ndeshjet e Ligës së Kampioneve të Europës, por edhe për vazhdimësinë e Kampionatit Kombëtar të Shqipërisë.
Tarah Lynn Patterson, Megan Lee McClure, Alexus Nychole Knox, Meghan Lee Cavanaugh, Kelly Nicole Giddes, Jehona Shala, Donjeta Halilaj, Edona Kryeziu. Këto janë 8 emrat e futbollisteve të reja që janë bërë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës në futboll për femra. Futbollistet në fjalë që vijnë nga kampionatet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kosovës u prezantuan paraditen e së shtunës në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”.
Vllaznia është pjesë e grupit të dhjetë eleminator të Ligës së Kampioneve të Europës së bashku me skuadrën malazeze FK Breznica dhe Spartak Myjava e Sllovakisë, ndeshjet e së cilët luhen në Mal të Zi. Dhe, pikërisht, të dielen, datë 21 gusht 2022, skuadra kuqeblu do të ndeshet me fituesen e çiftit FK Breznica dhe Spartak Myjava.
(Video) KF Vllaznia, prezanton 8 blerjet e reja dhe niset për në Pogdoricë për ndeshjen e turit të parë “UEFA Women Champions League”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img