Friday, May 3, 2024

Futboll Femra-Vllaznia, regjistron fitoren e tetë radhazi, mund pastër Apoloninë, 5-0. Java e 8-të Kampionatit Kombëtar

Lexo

Vllaznia-Apolonia 5-0

(Shënuese: Davidson 30’, Shalaj 42’, Lufo 67’, Doçi 48’ (p), 88’)

E shtunë, 3 dhjetor 2022, ora 12:00, Stadiumi “Reshit Rusi” Shkodër

Vllaznia: Rexhepi, Davidson, Maliqi, Shalaj, Cavanaugh, Ramadani, Doçi, Franja, Berisha, Gjini, Saranoviç.(U aktivizuan:Vuksani, Lufo, Borçi, Gjergji, Kodra). Trajner: Nikolin Leka

Apolonia: Hyska, Iliadhi, Dembi, Ndoj, Mema, Troka, Levenaj, Hamonikaj, Tukaj, Sesu, Xhindole.(U aktivizuan: Bogdani, Ferataj, Danaj). Trajner: Meçani

Kampionati Kombëtar i futbollit për femra luajti sot ndeshjet e javës së tetë. Vllaznia, kampione në fuqi priti në Shkodër, ekipin nënkampion të Shqipërisë, Apoloninë e Fierit. Nisur nga rivaliteti i shfaqur gjatë viteve të fundit, pritej një ndeshje më konkuruese. Por, diferenca që Vllaznia e këtij sezoni ka, jo vetëm me Apoloninë, por edhe me kundërshtarët e tjerë, bëri që skuadra kuqeblu ta fitonte ndeshjen me rezultat të thellë.

Për hirë të së vertetes, deri në minutën e 30-të, Apolonia, luajti si e barabartë përballë Vllaznisë, por pas kësaj, ndeshja e luajtur mesditen e sotme në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës nwn gjykimin e ndwrkombwtares sw FIFA-s, Emanuela Rusta, u dominua totalisht nga Vllaznia.

Goli i amerikanes së Vllaznisë, Davidson në minutën e 30-të, hapi serinë e golave kuqeblu. Pas 12 minutash vjen edhe goli tjetër me autor Shalaj, duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2 me 0.

Pas pushimit mes dy pjesëve, ka një reagim të pjesshëm të mikeshave nga Fieri, ku për tu theksuar është gjuajtje potente e futbollistes me ngjyrë Sesu që tonditi shtyllën e portës kluqeblu.

Por, vetëm kaq, sepse në vazhdim është përsëri skuadru e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka që shënon e dhe tre gola të tjerë. Dy i përkasin të zakonshmes, Megi Doçi, si dhe një të tiranases që luan për kuqeblu, Ersi Lufo.

Në pjesën e dytë, ka vend edhe për elementin e ri, ku trajneri Leka hedh në fushë Vuksanin, Borçin, Gjergjin dhe Kodra, të cilat, futbolliste këto të talentuara, të cilat shumë shpejt pritet të jetë titullare me peshë në formacionin kuqeblu.

Me fitoren e realizuar sot, e teta radhazi në tetë javë kampionat, Vllaznia kryeson tabelën e klasifikimit me 24 pikë. Po kaq pikë ka edhe Tirana, e cila edhe ajo fitoi sot në transfertë me të njëjtat shifrat, 0-5 ndaj Skënderbeut vendas.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img