Sunday, November 24, 2024

Futboll-Grumbullohet Kombëtarja U-18, në listë edhe shkodranët Arval Maliqi dhe William Cungu

Lexo

Kombëtarja shqiptare e futbollit U-18 me trajner vlonjatin Ardi Behari ka zhvilluar grumbullimin e radhës, këtë radhë me futbollistët datëlindjes 2004. Kanë qënë 34 lojtarë të të cilët aktivizohen në skuadrat e kampionatit shqiptar e jo vetëm, të cilët i janë nënshtruar seleksionimit. Pjesë e këtij grumbullimi kanë qënë edhe dy futbollistët shkodranë, 17 vjeçarët e Akademisë Vllaznia, Arval Maliqi dhe William Cungu, të cilët gjatë sezonit që kaluar kanë bërë një figurë shumë të mirë sportive me Vllazninë U-17, ndërkohë që në vijim kanë kaluar edhe tek skuadra U-19.

Në këtë proces të zhvilluar në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes, lojtarët u ndoqën nga afër nga trajneri i ekipit Ardi Behari si dhe nga trajnerët e ekipeve të moshave e specialistë të sektorit të Ekipeve Kombëtare në Federatën e Futbollit. Lojtarët u ndanë në dy grupe duke zhvilluar disa ndeshje testuese, në mënyrë që stafi teknik, me në krye trajnerin Behari të krijojë një ide më të qartë për lojtarët e kësaj grupmoshe dhe për potencialet e këtyre të rinjve, që mund të jenë pjesë e ekipeve Kombëtare zinxhir dhe ekipit A në të ardhmen.

Ky është seleksionimi i dytë për këtë vit që bëhet për këtë grupmoshë, me lojtarë që prej kohësh kanë qenë nën vëzhgimin e Sektorit të Ekipeve Kombëtare në Federatën e Futbollit, ndërsa seleksionimi i parë është zhvilluar në muajin prill. Sa i përket dy futbollistëve shkodranë, Arval Maliqi dhe William Cungu, mësohet se falë asaj që ato kanë shfaqur në fushën e lojës, kanë marrë vlerësime shumë pozitive nga ana e grupit të punës, çka do të thotë se gjatë periudhës në vazhdim ato do të vijojnë të jenë në vemendjen e stafeve të ekipit kombëtare, jo vetem për grupmoshën 18 vjeçare, por edhe të niveleve më të larta.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img