Tuesday, April 16, 2024

E konfirmuar, Thomas Brdariç vazhdon bashkëpunimin me Vllazninë, të dielen mbërrin në Shkodër dhe të hënën firmos zyrtarisht

Lexo

Nuk ka më çështje “Brdariç”. Gjermani që drejtoi me sukses të plotë sezonin e kaluar skuadrën kuqeblu nuk ka më asnjë luhatje nëse do të vazhdojë apo jo bashkëpunimin me Vllazninë. Edhe pse largimi i tij paksa i befasishëm mëngjesin e së martës nga Shkodra, ditë të cilën në fakt ishte lënë për të firmosur me Vllazninë la vend për dyshime, ai tashmë e ka marrë vendimin e tij.

Burime të sigurta pranë vetë gjermanit, por edhe klubit të futbollit Vllaznia bëjnë me dije se palët e kanë mbyllur pozitivisht që ai të vazhdojë punën në krye të skuadrës kuqeblu. Aktualisht, Brdariç është në Gjermani, por komunikimet e drejtuesve të klubit dhe pjesëtarëve të stafit teknik me trajnerin janë të vazhdueshme duke u konsultuar për çdo lëvizje të mundshme organizative të skuadrës. Madje, nga sa mësohet, bazuar në atë që ai do të vijojë të jetë timoni i Vllaznisë edhe për sezonin 2021-2022, ai po ndikon drejtpërdrejtë në vendimmarrjen e fatit të futbollistëve që duhet të largohen dhe ato që ofrohen.

Një tjetër argument që Thomas Brdariç do të vijojë të jetë trajner i Vllaznisë ka të bëjë edhe me lëvizjet më të fundit që gjermani ka bërë në lidhje me bënesën ku ka qënë i akomoduar gjatë sezonit të kaluar futbollistik. Informacionet pranë trajnerit që konfirmohen edhe nga ato të klubit bëjnë të ditur se Brdariç ka vendosur që të ndërrojë vendin e akomodimit. Nga një kat i tërë me tre hyrje që kishte në një nga pallatet komode të qëndër të qytetit ka preferuar të spostohet në një tjetër pallat po aq komod përsëri në territorin e qëndrës së qytetit, veprime të cilat janë kryer përpara se të nisej drejt Gjermanisë.

Rikthimi i tij në Shqipëri është folur për të shtunën, por informacionet më të fundit bëjnë të ditur se mbërritja e Brdariçit në Shqipëri do të jetë ditën e dielë, ndërkohë që të hënën e 14 qershorit, e sigurtë është se ai do të jetë së bashku me skuadrën në stadiumin “Loro Boriçi” për të startuar përgatitjet europiane, ndërkohë që më herët së bashku me menaxherin e tij Uliks Kotrri do të ketë përfunduar proçedurat e nënshkrimit të kontratës zyrtare me Vllazninë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img