Kampionati Kombëtar i futbollit për kategorinë e dytë të futbollit shqiptar, luajti pasditen e sotme ndeshjet e javës së katërt. Një javë me bollek golash, ku në dhjetë ndeshjet, pesë në grupin A dhe pesë në të dytën u shënuan plot 36 gola.
Tërbuni, Basania, Luzi, Iliria, Sopoti në grupin A dhe Luftëtari, Maliqi, Oriku, Butrinti dhe Tomorri në grupin B kanë dalë fitues duke tre pikësha me vlerë.
Rezultatet më thetha u regjistruan në duelet Albanët-Luzi I Vogël 1-7 dhe Luftëtari-Memaliaj 5-1.
Rezultatet e kategorisë së dytë-Grupi A
Tërbuni 1-0 Veleçiku
Albanët 1-7 Luz i Vogël
Murlani 0-2 Sopoti
Iliria 4-1 Naftëtari
Basania 3-0 Gramshi
Rezultatet e kategorisë së dytë-Grupi B
Maliqi 4-2 Këlcyra
AF Luftëtari 5-1 Memaliaj
Oriku 1-0 Delvina
Shkumbini 0-1 Butrini
Tomori 3-0 Turbina