Monday, December 9, 2024

Skënderbeu rikthehet tek fitorja, tekniku Gvozdenoviç shumë i kënaqur me skuadrën

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Skënderbeut Ivan Gvozdenoviç, pas fitores me Bylisin 1-0

“Pas Tiranës dhe Egnatias thashë që kam skuadër të mirë dhe kam besim që do fitojmë ndaj Ballshit. Sot ishte e vështirë, nuk ishte e bukur si ndeshje, por me top të gjatë, luftë në ajër, goditje standarte. Por ne ishim më të qetë, më të pjekur për të pritur momentin, ishte i Rashicës. Shënoi golin dhe mund të them vetëm bravo çunave se sot kishim nevojë për tre pikët.

Nuk jam i kënaqur shumë se në vitin e kaluar ishim pas fazës së parë 12 pikë, sot kemi 2 pikë më pak. Nuk jam i kënaqur me pikët, por kjo është situata, tani do nisë faza e dytë, kam besim plot. Tani vijnë edhe lojtarët se nuk kishim Balajn, tani është është gati dhe tregoi se është lojtar i mirë dhe do të presim gjëra të mira nga faza e dytë.

Mbrojtja? Me Dumfur është një lojtar i pjekur dhe ka shumë eksperiencë, jemi më të qetë dhe të fortë. Plus Zenullari majtas ishte i fortë, bëri ndeshje të mirë, pas tij edhe Shaqe tregoi që është gati. Në krahun tjetër edhe Doka me eksperiencë, mund të them se jemi më të fortë në mbrojtje.

Krasniqi ishte shumë afër që do të fillojë, me këtë formacion ishte brenda. Por pastaj e ndërrova unë sistemin. Krasniqi tregoi se është një lojtar i mirë, bëri një pasim të fundit shumë të bukur, finalizimi i Rashicës ishte përsëri i bukur dhe këto momente vendosën ndeshjen.

Sot ishte ndeshja e parë për Balajn, akoma nuk ka ritëm si të tjerët, ndoshta mund të ndërrohej më shpejt, por prapë ishte mirë”, deklaroi ai për “RTSH Sport”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img