Tuesday, November 26, 2024

Futboll-Kategoria e Dytë-Luhen 4 ndeshje të Grupit A. Fitojnë, Veleçiku, Valbona dhe Gramshi

Lexo

Kategoria e dytë e futbollit shqiptar nisi të shtunën ndeshjet e javës së 9-të duke luajtur katër sfidat e para. Në ballafaqimet e kësaj dite, njëra prej tyre është mbyllur në barazim me rrjeta të paprekura, 0 me 0, si dhe tre fitore, dy prej të cilave nga skuadrat udhëtuese.

Barazimi është regjistruar në Barbullush, aty ku skuadra vendase, Murlani nuk mundi të shkojë më tepër se një pikë ndaj mysafirëve të Ilirisë nga Fushë Kruja. Në një ndeshje në fakt, shumë të dyluftuar nga të dyja skuadrat që kishin objektiv fitoren, por që u ndanë në paqe me nga një pikë secili.

Në Koplik, ka qënë skuadra vendase, e cila e drejtuar nga trajneri Dritan Smajli ka dalë fituese me rezultatin 3 me 1. Ndeshja e luajtur në fushën sportive” Vëllezërit Duli”, ka filluar mjaft mirë për vendasit, kur në minutën e 11-të është ish futbollisti kuqeblu, Arsen Hajdari që kalon në avantazh koplikasit. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 2 me 0 për Veleçikun falë një goli të dytë të shënuar nga Arsen Banushaj në minutën e 24-tërt.

45 minutat e dyta të kësaj ndeshje regjistrojnë nga një gol në secilen portë. Fillimisht janë miqtë nga Kuçova që shkurtojnë diferencën në 2-1, por kjo nuk zgjatë shumë sepse është Rragami që në të 73-tën minutë shënon golin e tretë për vendasit, rezultat ky që qëndron në fuqi deri në fund të ndeshjes duke i dhënë fitoren e merituar Veleçikut me rezultatin 3 me 1. Fitore kjo, që e ngjitë Veleçikun në vendin e tretë me 18 pikë. Ndërkohë, që Naftëtari mbetet në vendin e pestë me 13 pikë.

Ndeshje shumë e dyluftuar ka qënë edhe ajo e luajtur në Shënkoll, ku skuadra vendase me të njëjtin emër është mundur me rezultatin 2-3 nga Gramshi. Dy golat e shënuar nga Lleshi u zhverësuan nga tre rrjetat e miqve, që të tre nga futbollistët e huaj, Romero Peralta(2) dhe Gomez Villegas(1).

Në Bulqizë, nuk ka fare histori, sepse skuadra mike Valbona, me një dominon total, përmes golave të Mziut, Ballës, Punavijes, Jaupajt shpartallon vendasit duke I mundur me rezultatin 0-5.

Skuadra tjetër e qarkut Shkodër, Ada e Velipojës që konkuron në grupn A të kategorisë së dytë, ndeshjen e vet do ta luajë ditën e martë duke pritur në fushën sportive “Adriatik”, Sopotin kryesues të grupit A me 19 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img