Monday, May 6, 2024

(Video) Cindy Marina, mes volejbollit, artit dhe medias sportive! Shkodrania e ardhur nga SHBA që po shkëlqen në sport dhe ekran, është tifoze e flaktë e Vllaznisë.

Lexo

Ndeshjen e volejbollit të femrave, Vllaznia-Skënderbeu e vlefshme për Ligën Kombëtare “Gjergj Kastrioti” e ndoqi prej së afërmi në shkallët e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” edhe volejbollistja e kombëtares së Shqipërisë, Cindy Marina.

Edhe pse ajo ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prindërit e saj sportistë, dhe kryesisht, Kristina, ish volejbolliste e njohur e Vllaznisë në vite, ia kanë ushqyer pasionin për volejbollin, por edhe për Shkodrën.

Angazhimet e kohëve të fundit në botën e spektaklit, por edhe të medias sportive, ku ajo spikat si prezantuese dhe moderatore e futbollit në ekranin e Over Sport, për pasqyrimin e  Superligës së futbollit shqiptar si dhe serisë A italiane duke raportuar çdo javë nga Milano, sikur e kanë lënë pak pas dore volejbollin për Cindy Marinën.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, Cindy flet edhe për Vllazninë, për të cilën thotë se dashurinë dhe tifozllëkun për këtë skuadër e ka nga ëma e saj, Kristina Nikolli me një karriere shumë të pasur me Vllazninë dhe kombëtaren shqiptare. Ndaj, në këtë këndvështrim, ajo nuk nguron të deklarojë se Vllazninë e ka skuadrën e zemrës, dhe se uron me gjithë shpirt që ajo sivjet të shpallet kampione e Shqipërisë.

Ndonëse në SHBA, atje ku familja e saj ka një biznes të mirëfilltë, e presin angazhime dhe projekte serioze në botën e sportit, të spektaklit, modës dhe medias, për momentin, Cindy, do të vijojë të kontribuojë në Shqipëri edhe për pak vite, por nuk përjashtohet mundësia të qëndrojë edhe më gjatë në Shqipëri duke anashkaluar kurrësesi edhe Shkodrën e zemrës së saj.

(Video) Intervistën e plotë që Veriu Sport zhvilloi me Cindy Marinen, shkodranen e lindur në Amerikë, që pëlqen sportin, modën, spektaklin dhe median sportive, mund ta ndiqni në kanalin zyrtar Veriu Sport në YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img