Thursday, March 28, 2024

Futboll-Kategoria e Dytë/Murlani humb Play Off-in, por jo perspektiven. Objektivi për Kategorinë e Parë mbetet për sezonin e ardhshëm

Lexo

Oriku-Murlani 2-0(Kongjoni 80’, Çapoj 87’)

Oriku: Muho, Tahiraga, Shema, Velaj(Leka 90-), Metaj, Kapo, Çaushaj(Budo 88’), Tushi, Çapoj, Solomon(Borakaj 55’), Kongjoni. Trajner: Albano Ameti

Murlani: Selimaj, Sekja(Lani 46’), Temja, Dodani, Kaçubela(Mballani 81’), Djepaxhia(Mila 44’), Pepaj, Xhahysa, Çokaj, Ozeika(Kraja 55’), Pali. Trajner: Altin Xhahysa.

Gjyqtarë: G. Sulko, S. Methoxha, M. Sina(Lushnje)

Dy vite nga formimi si klub, dhe KF Murlani ka arritur të marrë vemendjen e duhur në opinionin futbollistik shqiptar. Debutimi i murlanasve ishte në Kategorinë e Tretë, dhe menjëherë erdhi kualifikimi në të dytën.

Natyrisht, që konkurimi në Kategorinë e Dytë është i një shkalle vështirësie më të lartë, për vetë faktin se në të bëjnë pjesë skuadra me emër dhe me përvojë të gjatë aktiviteti sportive. Mes të cilëve këtë sezon ishte edhe Flamurtari i Vlorës në grupin B, apo edhe Veleçi, Luzi, Ada, Gramozi, etj skuadra në grupin A, aty ku konkuroi edhe Murlani.

Me trajnerin Altin Xhahysa në krye dhe të mbështetur plot passion edhe nga presisdenca “Rraboshta”, Murlani bëri një prezantim dinjitoz duke u përballur si i barabartë me të gjithë. Ndonëse, ndoshta disi si e parakohshme për vetë mungesën e përcojës, por Murlanin e karakterizoi optimizmi për objektivin e kualifikimit në kategorinë e parë.

Fakti që u përfshi në fazën Play Off për të luftuar në kërkim të një bilete për kategorinë e parë, përbën një sukses jo të vogël. Me këtë optimizëm udhëtoi edhe drejt Vlorës për t’u ndeshur me Orikun vendas që shorti e favorizonte të luante një ndeshje teke në shtëpi.

Dhe, realisht, djemtë murlanas të drejtuar nga trajneri Xhahysa ishin tejet dinjitozë gjatë të gjithë ndeshjes, madje kishin edhe rastet e mundshme për të shënuar dhe mbyllur ndeshjen në fitimin e tyre.

Sipas drejtuesve të Murlanit, skuadra vendase ishte haptazi e favorizuar nga gjykimi. Dhe, për këtë ato theksojnë se arbitri i mohoi padrejtësisht një penallti të pastër Murlanit, ndërkohë që iu anolua edhe një gol tjetër i rregull shënuar nga futbollistët murlanas, përfshirë edhe frenimin pa motiv të një aksioni model që mund të përfundonte me gol në portën vendase.

Gjithësesi, pasi kanë kaluar 80-të minuta me shifrat të barabarta 0-0, falë edhe përvojës shumë më të madhe të formimit si klub, por edhe mbështetjes së tifozërisë, Oriku arrin të shënojë dy herë duke e mbyllur me fitore këtë ndeshje duke hapur rrugën e avancimit për kalimin në kategorinë e parë.

Ndërkohë, edhe pse kthehet i mundur nga Vlora, KF Murlani, ndjehet krenar për paraqitjen dinjitoze gjatë këtij kampionati. Edhe pse humbi Play Off-in, Murlani ka fituar perspektiven, pasi me të gjitha gjasat, përvoja pozitive e fituar gjatë këtij sezoni futbollistik i ka shërbyer skuadrës, futbolistëve, stafit teknik, dhe patjetër që edhe presidences “Rraboshta”, që me një riorganizim edhe më cilësor, sezonin e ardhshëm, KF Murlani të jetë në skuadrat kryesore të pretendimit për t’u kualifikuar në kategorinë e parë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img