Thursday, November 21, 2024

Futboll Kategoria e Dytë/Tërbuni likujdon Mirditen, 3-0 për pukjanët që marshojnë drejt kategorisë së parë

Lexo

Një dopietë e shkodranit Çokaj në minutat 7′, 82′ dhe Kekos 18′ i dhanë fitoren e pastër me rezultatin 3 me 0 Tërbunit ndaj Mirditës. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Ismail Xhemali” të qytetit të Pukës për llogari të javës së 18-të Grupi A është dominuar plotësisht nga skuadra pukjane. Trajneri Dalipi dhe kolegët e tij të stafit teknik kanë arritur të formatojnë një skuadër ambicioze, jo vetem në arritjen e rezultateve, por edhe në cilësinë e lojës. Një ecuri pozitive kjo që ka dhënë efektin e vet pozitiv edhe tabelën e klasifikimit, ku tashmë me 32 pikët e grumbulluara renditet në vendin e katërt të tabelës së klasifikimit. Pozicion që e favorizon në objektivin që ka për rikthimin në kategorinë e parë.

Informacionet që vijnë nga Puka bëjnë me dije se nga na e qeverisjes vendore ka një përkujdesje maksimale në këtë sezon futbollistik ndaj skuadrës së futbollit për t’i krijuar kushtet e duhura, jo vetem për kalimin në kategorinë e parë aty ku ka konkuruar për shumë vite radhë. Madje, për të shkuar më larg, në KF Tërbuni ka objektiva konkret që ky Tërbun të bëhet pjesë edhe e kagegorisë Superiore, përvojë të cilën ka pasur ta provojë gjatë viteve të mëparshme.

Rezultatet e javës së 18-të Grupit A

Iliria- Sopoti 1-2(Xhyrmeti 24′ / Çota 21′, Sejdini 90′), Internacional-Luzi 2008 0-1 (Mukoko 63′), Tërbuni-Mirdita 3-0(Çokaj 7′, 82′, Keko 18′), Shkumbini-Klosi 7-0(Nexha 7′, 38′, 74′, Lamçe 9′, 65′, Mici 14′, Meta 82′), Shënkolli-Bulqiza 1-2(Lleshi 30’/ Balliu  46′, Merdini 77′)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img