Futboll Kategoria e Parë/ 8 duele sot për javën e katërt që startojnë në orën 14.00, spikat derbi verior, Korabi-Besëlidhja

Tetë duelet e ditës së sotme për kategorinë e parë të futbollit shqiptar janë të gjitha për tu parë, pasi secila prej tyre ka të veçantë e vetë, qoftë në synimet e kreut të renditjes, por edhe të qëndrimit sa më larg të zonës së “ftohtë” që të largon nga kategoria.

Mes tyre, ajo që klasifikohet si më e rëndësishmja e kësaj jave ka të bëjë me derbin verior, Korabi-Besëlidhja. Dy skuadra këto sistematikisht në çdo sezon futbollistik shfaqen si pretendente kryesore për kualifikimin në Superiore. Ndonëse dibranët gjenden në vendin e dytë të renditjes dhe Besëlidhja për momentin e parafundit, sfida pritet të zhvilohet e fortë, pasi të dyja skuadrat kërkojnë fitoren tre pikëshe.

Pukjanët e drejtuar nga trajneri shkodran, Elvin Beqiri janë mysafirë në Fier për tu ndeshur me Apoloninë vendase, në një ndeshje që Tërbuni ka synimet e vetë për të marrë rezultat pozitiv.

Takim i fortë dhe me emocione është edhe ai që do të luhet në stadiumin “Liri Ballabani” të Burrelit në mes skuadrës vendase dhe Besës së Kavajës, si dhe Pogradeci-Bylis, edhe këto skuadra pretendente për në Superiore. Ndërkohë Erzeni pret Turbinën në fushën e tij, Shkumbini pret Maliqin, ashtu si edhe Lushnja luan brenda me Butrintin, ndërkohë që Tomori luan në transfertë me Vorën.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu