Monday, January 19, 2026

Futboll-Kategoria e Parë/Fitojnë dy kryesuesit Bylis dhe Erzeni. Fitore edhe për Tërbunin në derbin verior ndaj Beslidhjes

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e 26-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e parë ka rezultuar e suksesshme për dy skuadrat kryesuese të renditjes me nga 60 dhe 58 pikë, Bylis dhe Erzeni. Dy skuadrat në fjalë dolën fituese në këtë javë. Ballshiotët sfiduan Maliqin në transfertë 0-4 falë dopietës së shënuar nga shkodrani Eridon Qardaku, si dhe Loran dhe Bej. Ndërkohë që shijakasit fituan në shtëpi 3me 1 ndaj Butrintit. Autor të golave për skuadrën e drejtuar nga Nevil Dede ishin Prenga(2), si dhe Ymerit.

Me interes është pritur derbi verior mes Tërbunit vendas dhe Besëlidhjes mysafire. Takimi i luajtur në stadiumin “Ismail Xhemali”të Pukës është mbyllur me fitoren minimale 1-0 të pukjanëve. Për fitoren e skuadrës së drejtuar nga shkodrani, Elvin Beqiri, ka menduar Armaldo Mezini, i cili ka shënuar një supergol në këtë ndeshje.

Korabi është mundur në transfertë nga Vora 1-2, humbje që provokoi edhe largimin e trajnerit Artan Mërgjyshi.

Në takimet e tjera, Tomorit mund Besën 2-0, Shkumbini humbet në shtëpi 2-3 me Turbinën, Apolonia mund Pogradecin 2-0, si dhe Lunshja mund me të njëjtin rezultat Lushnjen.

Rezultatet e Javës së 26-të të Kategorisë së parë

Erzeni  – Butrinti                              3-1

Tomori  – Besa                                 2-0

Tërbuni  – Besëlidhja                       1-0

Maliqi – Bylis                                   0-4

Shkumbini – Turbina                       2-3

Apolonia  – Pogradeci                     2-0

Vora – Korabi                                   1-2

Lushnja – Burreli                              2-0

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Partizani u rikthye te fitorja në kampionat,pas tre humbjeve radhazi

Partizani-Teuta 2-1(Toma 32,Kontreras 90+3/Jazxhi 80) Partizani:Qirko,Kola,Janjeva,Sembene,Atanaskoski,Kote(Mehmeti 70),Ismaili(Qaka 82),Human,Bintsuka(Skuka 82),Toma(Kontreras 70),Isgandarli(Sulo 78) Trajner:Oltion Kërnaja Teuta:Selmani,Toli,Zhongo,Jazxhi,Përgjoni,Fadairo(Fofana 46),Maçolli,Uotlai(Beshiraj 70),Ismajli,Eva(Daci 61),Jurgens Trajner:Enkelejd Dobi Gjyqtarë:Erjon Bastari,Gerald Cenolli(Tiranë),Edlir...
- Advertisement -spot_img