Monday, May 6, 2024

Botërori i Futsallit/Shqipëria merr një fitore të madhe me Andorrën, vijnë 3 pikët e para

Lexo

Andorra – Shqipëri 2-3

Shënues: Dos Santos 27’, Regalo Figueiredo 37’ / Kaca 12’ (p), Shkodra 31’, A. Brahimi 38’

Shqipëria e Futsallit arriti të marrë një fitore 3-2 ndaj Andorrës në sfidën hapëse të fazës para-eliminatore të Botërorit të Futsallit 2024, duke marrë kështu 3 pikë të rëndësishme në objektivin për t’u renditur në vendin e parë të grupit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Erind Resuli e nisi ndeshjen me këtë formacion: Da Silva, Shkodra, A. Brahimi, Selmanaj, Halimi.

Shqipëria e nisi mirë ndeshjen në “Brinova Arena” të Karlskronas, duke kaluar në avantazh në minutën e 12-të me Arbër Shkodrën, i cili transformoi një gol një penallti. Kuqezinjtë luajnë vazhdimisht mirë dhe arrijnë të menaxhojnë siç duhet ndeshjen, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh. Në minutën e 27-të Andorra arrin të barazojë rezultatin me golin e Bryan Dos Santos, por kuqezinjtë reagojnë dhe arrijnë të rikthejnë avantazhin sërish me Arbër Shkodrën në minutën e 31-të.

Por Andorra reagon dhe barazon sërish në minutën e 37-të me golin e Christian Regalo Figueiredo. Në minutat e fundit kombëtarja shqiptare arrin të gjejë edhe golin e fitores me Azem Brahimin në minutën e 38-të, që fiksoi suksesin final 3-2.

Shqipëria është pjesë e Grupit E së bashku me vendasit, Andorrën dhe Austrinë. Tashmë Shqipëria do të përballet në sfidën e dytë me Austrinë ndërsa ndeshja e tretë dhe e fundit e kuqezinjve që do të përmbyllë këtë fazë do të jetë ajo ndaj vendit organizator, Suedisë, më 12 prill.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img