Jane zhvilluar sot pese ndeshje te javes se dyte ne Kategorine e Pare. Nderkohe qe te enjten do te zhvillohet edhe dueli i fundit i javes midis Elbasanit dhe Vores.
Bylisi siguroi nje sukses teper te rendesishem ne transferte kunder Flamurtarit. Goli i Eminit ne mesin e pjeses se dyte,i dhuroi skuadres ballshiote triumfin 0-1.
Ballshiotet ndajne kreun e renditjes bashke me Apolonine,me keta te fundit qe fituan 0-1 perballe Korabit. Fieraket shenuan heret me ane te nigerianit Ndubuisi,dhe ia dolen te mernin tri pike te arta per objektivin Superiore.
Me te njejtin rezultat triumfoi edhe Tomori ne shtepi kunder Luzit. Fale golit te brazilianit Luiz pas gjysme ore loje. Ekipi beratas numeron kater pike ne dy javet e para.
“Festival” golash ne Besa-Lushnja. Ne fund festuan vendasit fale suksesit 4-3. Denis Balla dhe Arber Deliu i dhuruan Beses avantazhin e dyfishte,por Canka rihapi takimin ne fundin e pjeses se pare.
36-vjeçari lushnjar shenoi serish me fillimin e se dytes,duke barazuar perkohesisht sfiden. Por lojtaret e skuadres kavajase,gjeten forca dhe shenuan edhe dy gola te tjere.
Xhabrahimi me penallti dhe Spahiu vulosen fitoren e Beses,teksa nigeriani Xhejms shenoi te tretin per lagunaret pese minuta perpara fundit.
Kjo ishte fitorja e pare sezonale per verdhezinjte,nderkohe qe Lushnja mbetet ende ne kerkim te pikeve te para. Pa gola perfundoi perballja Burreli-Kastrioti. Loje e mire nga te dyja skuadrat por ne fund te dyja skuadrat ngelen thate.
Fatos LAMAJ