Kategoria e dytë e futbollit shqiptar luajti të shtunën ndeshjet e javës së dytë të kampionatit kombëtar. Tërbuni debutues që kënë sezon drejtohet nga shkodrani Elvin Beqiri luajti në transfertën e vështirë të Lushnjes dhe në përfundim i mori barazimin 0-0 dhe një pikë në shtëpi. Po kështu, në barazim 0-0 është mbyllur edhe ndeshja Burreli-Tomorri.
Ndërkohë, Apolonia fiton me përmbysje ndaj Shkumbinit 2-1 në stadiumin “Loni Papuçiu”. Me po të njëjtin rezultat ka fituar dhe Korabi ndaj Butrintit 2-1.
Pogradeci dhe Besa janë ndalur në barazim pa gola 0-0 duke mos arritur që të shënojnë një gol dhe të marrin 3-pikëshin në këtë takim.
Vora ka arritur të fitojë 3-2 ndaj Maliqit, takim që u luajt në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes.
Bylis ka arritur të marrë një rezultat tepër pozitiv duke mposhtur Erzenin në stadiumin e qytetit të Shijakut një nga pretendentët për ngjitjen në elitë me rezultatin 0-1.
Turbina ka marrë një tre-pikësh me vlerë ku ka mposhtur me rezultatin 3-2 skuadrën e Besëlidhjes.
SFIDAT E PËRFUNDUARA –
KORABI 2-1 BUTRINTI
APOLONIA 2-1 SHKUMBINI
TURBINA 3-1 BESËLIDHJA
POGRADECI 0-0 BESA
BURRELI 0-0 TOMORI
LUSHNJA 0-0 TËRBUNI
VORA 3-2 MALIQI (Në Pezë)
ERZENI 0-1 BYLIS