Saturday, November 23, 2024

Futboll Kategoria e Tretë-Java e 6-të/Luftëtari mund Drinin 4-0 dhe vazhdon kryesimin, nesër Murlani kundër Kinostudios për të mos lëshuar kreun

Lexo

Java e gjashtë e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e tretë të futbollit shqiptar ka nisur të mërkurën me ndeshjen Spartaku-Osumi, takim i mbyllur me fitoren e Osumit me rezultatin 0-1. Ndërkohë, sot është përballur çifti AF Luftëtari-Drini dhe do të vijojë nesër me takimin tjetër të kësaj jave, ai që ka interes për kreun, KF Murlani-FC.

Në sfidën e sotme të luajtur Kopleksin sportiv të Kamzës, gjirokastritët likujduan kundërshtarët e Drinit duke i mundur me rezultatin e pastër 4 e 0. Për skuadrën e drejtuar nga Dritan Kristidhi, golat u shënuan nga Shefqet Boni (2), Këndelli dhe Mahmutaj. Me këtë fitore gjirokastritët e AF Luftëtari mbajnë vendin e parë në renditje me 15 pikë. Me një ndeshje më pak, të cilën do ta zhvillojë nesër, KF Murlani është në vend të dytë me 12 pikë, që do të thotë se nëse në përballjen e së premtes murlanasit arrijnë të fitojnë nga FC Kinostudios, barazohen përsëri me pikë me Luftëtarin për të vijuar realizimin e objektivit, atë të kualifikimit në kategorinë e dytë të sezonit të ardhshëm futbollistik.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img