Saturday, April 20, 2024

Zyrtare- KF Vllaznia, liçensohet për në Kupat e Europës

Lexo

Ajo që ishte premtuar më herët në lidhje me liçensimin e Vllaznisë për në Kupat e Europës, tashmë është bërë realitet edhe në formën zyrtare. Lajmi bëhet i ditur nga numri një i qytetit të Shkodrës, Kryebashkiakja, Voltana Ademi, e cila njëkohësisht mban edhe postin e Presidences së KF Vllaznia.

“… Dua të ndaj me të gjithë një lajm fantastik: Ekipet e Vllaznisë , të vajzave dhe djemve, janë licensuar për pjesëmarrjen në Kupat e Europës! Është kurorëzim i përpjekjeve të përbashkëta të disa faktorëve, të cilët unë dua ti falenderoj me zemër!

Pavarësisht pengesave, të gjithë bashkë ne i kapërcyem ato, duke plotësuar kriteret e licensimit të vendosura nga UEFA.

#GjithmonëKueqblu #ForcaVllaznia”, shkruan në faqen zyrtare të saj, kreu i Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img