Futboll-Kategoria e Tretë/KF Murlani, hapi final për kualifikimin në Kategorinë e Dytë. Një fitore me Spartakun të enjten shënon suksesin historik të murlanasve

Akoma nuk është mbushur viti i formimit të KF Murlani dhe sukseset e ekipeve të këtij klubi tashmë janë prezente në aktivitetin futbollistik shqiptar. Me një skemë të mirëfilltë funksionimi duke filluar me ekipet e moshave nga 9 deri në 19 vjeç për të vijuar edhe me dy ekipet e të rriturve, femra dhe meshkuj, bilanci i konkurimit në Kampionatet Kombëtare dhe ato Rajonale të KF Murlani, është shumë pozitiv.

Pa anashkaluar arritjet e skuadrave të tjera të këtij klubi, momenti më i prekshëm për opinionin sportin shkodran dhe më gjerë, është prezenca e skuadrës së parë të të rriturve, e cila nën drejtimin e trajnerit Altin Xhahysa, e cila po shkon drejt realizimit të objektivit të marrë, kualifikimin në Kategorinë e Dytë.

Momenti historik duket se po mbërrin. Kur kanë mbetur edhe dy javë nga mbyllja e kampionatit, KF Murlani është në vendin e dytë pas Luftëtarit kryesues. Të enjten, në orën 12.30, murlanasit do të përballen në fushën e Kompleksit Sportiv Kamëz me KF Spartak. Një fitore e djemve të drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa, siguron të drejtën e kalimit në Kategorinë e Dytë një javë përpara përfundimit të kampionatit.

Në pritje të 90-të minutëshit përcaktues të realizimit të objektivit, murlanasit po përgatiten intensivisht në fushën sportive të Barbullushit. Fitorja e javës së kaluar me FK Drinin me rezultatin 5 me 0 falë të dygolëshit të Markelian Gurit, dhe nga një të Vildan Kaqubeles, Senad Lekajt dhe Sabian Krajes e ka rritur akoma më shumë adrenalinën në gjirin e skuadrës. Ndërkohë, ashtu si edhe më herët, skuadra vazhdon të ketë pranë edhe përkujdesjen e presidencës “Rraboshta”, e cila për të motivuar grupin drejt suksesit të mirëpritur ka rezervuar një premio speciale për futbollistët dhe stafin teknik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu