Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore të pritur në miqësoren kundër San Marinos, me rezultat 4:1. Dardanët e dominuan plotësisht ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa të katër golat i realizoi sulmuesi Vedat Muriqi. Rezultati u zhbllokua në minutën e 28-të, kur Zeneli asistoi për Muriqin. Edhe dy golat e tjerë erdhën pas bashkëveprimit të këtyre dy lojtarëve, njëri në fund të pjesës së parë e tjetri në sekondat e parë të pjesës së dytë. Ndërkaq, goli i katërt nga Muriqi erdhi nga pika e bardhë, pasi paraprakisht Lirim Kastrati u ndal në mënyrë të palejueshme brenda zonës. Gjatë kësaj ndeshje debutuan në fanellën dardane Blendi Idrizi e Destan Bajselmani, që luajtën si titullarë, si dhe Lorik Emini e Mirlind Daku që luajtën si zëvendësues. Ndeshjen e radhës miqësore Kosova e zhvillon pas tre ditësh në Klagenfurt të Austrisë kundër Maltës.
Kosova – San Marino 4:1
Stadiumi “Fadil Vokrri”
Gjyqtar: Yaşar Kemal Uğurlu (Turqi)
Shënues: Muriqi 27’, 45’+1’, 46’, 76’ (pen) – D. Tomassini 85’.
Kosova: Ujkani; Bajselmani, Rrahmani, Fazliji, Vojvoda; Besar Halimi (70’ Emini), Kryeziu (70’ Voca), Idrizi (82’ Sulejmani); Kastrati, Muriqi (82’ Daku), Zeneli (70’ Bytyqi).
San Marino: S. Benedettini; D’addario, Fabbri (58’ Conti), Rossi (46’ Cevoli), Palazzi; F. Tomassini (70’ Zonzini), Lunadei, A. Golinucci (70’ E. Golinucci), Mularoni; Vitaioli (58’ Hirsch), Nanni (82’ D. Tomassini)