E nisur rreth një muaj më parë, Kupa në nderim të figurës së njohur të futbollit shkodran, Mehdi Milla, ka mbërritur në fazën e gjysëmfinaleve në grupe. Konkurimi në katër grupmoshat, U-9, U-11, U-13 dhe U-15, ku në garë janë 40 ekipe me mbi 200 fëmijë kanë arritur të kualifikojnë ekipet më të mira.
Sipas informacionit të marrë nga kryegjyqtari i aktivitetit, Sonil Zeka, deri më tash janë arritur këto rezultate:
Gjysëmfinalja U-9, Shpresa-Atletik (2-4)
Gjysmefinalja U-15, Atletik-Veleçiku B (4-1)
Gjysëmfinalja e parë U-11, Scutari-Atletik (Është fituar nga Atletik)
Gjysëmfinalja tjetër U-11 do te luhet mes ekipeve, Shpresa-Bashkimi.
Faza aktuale për çdo kategori:
Për kategorinë U-9, ka mbetur për tu luajur vetem finalja mes The Door B-Atletik.
Për kategorinë U-11, në finale ka kaluar Atletik A. Ndërsa pritet të luhet çifti tjetër gjysëmfinalist mes Shpresa A-Bashkimi A.