Saturday, July 27, 2024

(Video) Futboll Moshat-Befason Vllaznia U19, mundet në shtëpi nga Tirana me rezultat të thellë 0-4

Lexo

Vllaznia-Tirana  0-4

(Shënues: Bajraktari(2), Hasanaj, Cereni)

Pas barazimit 1-1 me Partizanin në javën e parë dhe fitores së thellë në transfertë me Dinamon 2-5, Vllaznia U-19 e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi, pritej të vijonte me një rezultat pozitiv edhe në javën e tretë përballë Tiranës, aq më tepër kur sfida me bardheblutë luhej në shtëpi.

Ndeshja në fjalë u luajt mesditen e sotme në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës, menjëherë pas përballjes së 17-vjeçarë, ku kuqeblutë e drejtuar nga Gilman Lika triumfuan 3-2 ndaj Tiranës me tre gola të shënuar nga Kubazi.

Në pamje të parë, u duk se entuziasmi i fitores së Vllaznisë U-17, por edhe niveli dhe elementët cilësorë që ka në përbërje të saj skuadra U-19, fitorja për kuqeblutë do të ishte prezente edhe në ndeshjen e 19-vjeçarëve.

Por, nuk ndodhi kështu, sepse në fushën e lojës ka diktuar skuadra mysafire, e cila duke përfituar nga një apati e kuqebluve arriti të marrë një fitore të thellë me rezultatin 0-4. Shifra këto që përpara ndeshjes askush, përfshirë edhe vetë kampin kundërshtar nuk e imagjinonte se mund të ishin të tilla.

0-1 pjesa e parë me golin e shënuar nga Bajrakatari, futbollist ky që shënon edhe një tjetër gol në pjesën e dytë, ku duke i shtuar edhe dy golat e tjerë me autore Hasanaj dhe Cereni, arrijnë ta mbyllin të gjithë ndeshjen me rezultatin e thellë 0 me 4 në fitim të tyre.

Ashtu si edhe në ndeshjen 17 vjeçarëve, edhe në atë të 19 vjeçarëve, i pranishëm ishte president ii KF Vllaznia, Alban Xhaferi. Por, ndonëse në sfidën e parë ka qënë tejet entuziast për lojën dhe fitoren e Vllaznisë U-17, në ndeshjen e dytë të Vllaznia U-19 ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës, aq sa pas pësimit të golit të katërt, është larguar nga mjesidet e “Reshit Rusit”.

(Video) Superliga e moshave U-19. Pamje nga ndeshja, Vllaznia-Tirana 0-4(Shkodër, 9 tetor 2022)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img