Dy ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia, U-17 dhe U-19, ndeshjet e radhës të kategorisë Superiore do t’i luajnë në shtëpi duke pritur respektivisht ekipet e Laçit. Janë ballafaqime të konsideruara si derbi verior, ku ndër to, natyrisht vemendjen më të madhe do ta ketë ndeshja e kategorisë U-19, për vetë faktin se ndeshen Vllaznia kryesuese e tabelës së klasifikimit me Laçin e vendit të dytë. Në prag të kësaj sfide, trajneri i Vllaznisë U-17 Luan Zmijani shprehet optimist për fitore si dhe për mbajtjen në vazhdimësi të vendit të parë në renditje. Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, Zmijani thekson se përpos rezultateve pozitive që ekipi i tij po regjistron në këtë fillim sezoni, duhet vlerësuar edhe elementi cilësor që ai ka në dispozicion.
Dy ndeshjet e Akademisë Vllaznia përballë ekipeve respektive të Laçit do të luhen paraditen e së dielës në fushën sportive “Reshit Rusi”, ai U-17 në orën 10.00 dhe U-19 në 12.00.