Thursday, May 2, 2024

Futboll Moshat Superiore/KF Shkodra U-17 dhe U-19 regjistron dy humbje në Javën e 21-të

Lexo

Një javë aspak e mirë ka qënë ajo e 21-të për Kampionatin Kombëtar të Superiores të futbollit të moshave për ekipet shkodrane. Që të katër ekipet që konkurojnë në Superiore, ato të Vllaznisë dhe të KF Shkodra U-17 dhe U-19 i kanë humbur ndeshjet e tyre.

Ndërkohë që në kronikën e mëparshme përcollën prezantimin e ekipeve të Vllaznisë, tashmë duke komentuar ato të KF Shkodra, duhet thënë se ashtu si edhe ekipet kuqeblu edhe dy ekipet përkatëse të KF Shkodra U-17 dhe U-19 janë mundur respektivisht nga ekipet kundërshtare, Laçi për U-17 dhe Tirana për U-19.

U-17 KF Shkodra-Laçi 0:1

17 vjeçarët kanë luajtur në shtëpi dhe janë mundur me rezultatin 0 me 1 nga kurbinasit e Laçit. Për miqtë, golin e fitores e ka shënuar Ervis Nikolli në minutën e 74-tërt. Për KF Shkodra, trajneri Arbion Kopliku aktivizoi nga minuta e parë këto futbollistë: Lujkaj, Hasani, Agraja, Gonaj, Kaçokaj, Gjelaj, Hoxhaj, Shabaj, Curraj, Mali, Zaganjori. Ndërkohë, gjatë lojës u aktivizuan edhe Kola dhe Cini.

Pas kësaj jave, KF Shkodra U-17 e Grupit A renditet në vendin e pestë me 17 pikë duke lënë pas Briansin, Laçin, Vllazninë, Partizanin dhe Shkëndinë e Durrësit.

U-19 Tirana-KF Shkodra 2:0

Sfida e kësaj jave për 19 vjeçarët e KF Shkodra që drejtohen nga trajneri Rudi Piraniqi është luajtur në transfertë me Tiranën. Takim ky që ka përfunduar me rezultatin 2 me 0 në favor të ekipit vendas. Bardheblutë e kanë zgjidhur ndeshjen që në pjesën e parë, kur për to ka menduar Birçaj, i cili ka shënuar dy herë radhazi, përkatësisht në minutat 30 dhe 40-të.

Formacioni i KF Shkodra në këtë ndeshje ishte ky: Caku, Xhakaj, Hasmegaj, Sykaj, Hoxha, Shpuza, Oborri, Moleci, Suka, Kaçaj, Kodra. Gjatë ndeshjes u aktivizuan edhe Tafa, Fikaj dhe Curri.

Pas kësaj jave, KF Shkodra U-19 që konkuron në Grupin A renditet në vendin e 7-të me 15 pikë duke lënë pas Internacional, Dinamon dhe Shkëndinë e Durrësit, ndërkohë që kampionatin e kryeson Vllaznia me 28 pikë.

Ndeshjet e ardhshme të javës së 22-të, dy ekipet e KF Shkodra do t’i luajnë në transfertë, Partizani-KF Shkodra për U-17 dhe Shëkëndija e Durrësit-KF Shkodra për U-19

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img