Thursday, April 25, 2024

Futboll moshat Superiore-Vllaznia U-15 e mbyll me fitore vitin 2020

Lexo

15 vjeçarët e Akademisë së Futbollit Vllaznia e kanë mbyllur me fitore vitin 2020. Përballja e fundit ka qënë ajo e javës së shtatë të Kampionatit Kombëtar të kategorisë Superiore për këtë grupmoshë, Vllaznia-Akademia e Futbollit, ndeshje kjo e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës, e cila ka përfunduar me rezultatin 4 me 0 në favor të skuadrës shkodrane. Për kuqeblutë e drejtuar nga trajnerët Edmod Doçi dhe Haris Dalipi, golat janë shënuar nga Riad Fangaj, Gerald Kubazi, Xhoel Hajdari dhe Arkel Likaj. Kjo është fitorja e katërt që Vllaznia U-15 realizon në këtë kampionat, pasi më herët ka mundur në shtëpi 3 me 0 Brians, Shënkollin në transfertë 1-2, Partizanin në shtëpi 5-0. Ndërkohë në dy ndeshjet e tjera ka regjistruar dy barazime, që të dy në transfertë, 0-0 me Laçin dhe 2-2 me Internacional. Kështu, me 4 fitore dhe 2 barazime dhe asnjë humbje, Vllaznia U-15 ka grumbulluar 14 pikë duke u rënditur në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit pas Internacional Tirana që është e para me 16 pikë. Përpos vendit të dytë në renditje, pozitive për skuadrën kuqeblu është edhe goleverazhi shumë pozitiv, me 16 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.

Rezultatet teknike të deritanishme për Vllaznina U-15:

Laçi -Vllaznia  0-0, Vllaznia- Brians 3-0, Shënkolli – Vllaznia 1-2, Vllaznia – Partizani 5-0, Internacional- Vllaznia 2-2, Vllaznia – Akademia e Futbollit 4-0. Deri në mbyllje të fazës së parë janë për t’u luajtur edhe tre ndeshje, dhe sipas programit të FSHF-së, ndeshjet e futbollit të moshave të kategorisë Superiore U-15 rikthehen me datë 17 janar, ku përballja e radhës për skuadrën kuqeblu është me Akademinë Shqiponja, ndërkohë që takimet e tjera të fundit të kësaj faze janë ato përballë Tiranës dhe Besës së Kavajës.

Përpos rezultateve pozitive që ka arritur në ndeshjet e deritanishme, Vllaznia U-15 spikat edhe për cilësinë e lojrave të zhvilluara, si dhe për elementin me mjaft perspektivë që bën pjesë në këtë ekip, për të cilin trajnerët Edmond Doçi dhe Haris Dalipi flasin me superlative për të ardhmen e tyre.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img