Monday, November 25, 2024

Futboll Moshat-Superiore, Vllaznia U-15 me trajner Edmond Doçi shpallet kampione e Veriut

Lexo

Me 45 pikë të grumbulluara, ndaj 38 të Tiranës dhe 36 të FC  Internacional Tirana, Vllaznia U-15 me trajner Edmond Doçin është shpallur kampione e Veriut për kategorinë Superiore. Trofe ky që vjen pas një sezoni futbollistik 2020-2021 mjaft të suksesshëm për futbollin shkodran me fitoren e Kupës së Shqipërisë dhe titullin nënkapion për ekipin e parë të drejtuar nga trajneri Brdariç, si dhe dy kupat e fituara nga Vllaznia U-19 me trajner Luan Zmijani, e para si kampion i veriut dhe tjetra si fitues i Kupës së Shqipërisë. Ndërkohë, radha është tashmë për një tjetër Kupë, atë të fituar nga Vllaznia U-15, e cila e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi ka spikatur gjatë të gjithë kampionatit duke kryesuar vazhdimisht tabelën e klasifikimit. Madje, për t’u theksuar është se titulli kampion i Veriut është siguruar disa javë përpara mbylljes së kampionatit. Është kjo arsyeja, që edhe pse kalendari i javës së fundit të kampionatit përcaktonte që Vllaznia U-15 të luante në transfertë me Besen e Kavajës, në mirëkuptim me klubet përkatëse kjo ndeshje u zhvendos të luhej në në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës për t’i dhënë mundësi kampionëve kuqeblu të festonin në shtëpinë e tyre. Me një formacion ku tekniku Doçi kishte hedhur në fushë formacionin e dytë, Besa fitoi me rezultatin 3 me 1, ku për kuqeblutë, golin e vetem e shënoi Geraldo Ftoni. Në përfundim të ndeshjes, përmes një ceremonie simbolike,  Federata Shqiptare e Futbollit, përmes të deleguarit të saj, Armando Cungu, trajner i kombëtares U-19 i ka dorëzuar trofeun kapitenit te Vllaznisë U-15 Nebi Qokthi.

Klasikimi

Vllaznia 45 pikë, Tirana 38, FC Internaciona Tirana 36, Shënkolli 34r, Partizani 32, Akademia e Futbollit 24, Brians 19, Besa 18, Laçi 15, Akademia Shqiponjat 2017 1 pikë.

Protagonistët e suksesit

Lojtarët më të aktivizuar:

Klejdis Sheqi, Jozef Marashi, Juli Gurra, Ermal Sylja, Ergestino Pepnikaj

Gerti Selmani, Ergis Çelepija, Xhoel Hajdari, Nebi Qokthi, Riad Fangaj, Gerald Kubazi, Aris Ara, Desart Spahija, Redis Uruçi, Irdi Zeka, Arkel Lika, Gerald Ftoni,

Lojtarët rezervë: Dervish Meta, Alvaro Shkambi, Rikardo Lesha, Devi Lesha, Rigers Marku, Ehren Hoxha, Sabian Bizi, Skender Meta, Erhard Lilo, Rei Kraja, Arsid Gradeci, Aiges Lekiqi, Alen Dani,

Golshënusi më i mirë i skuadrës:  Gerald Kubazi me 20 gola

Lojtarët më të spikatur gjatë kampionatit: Marashi, Gurra, Pepnikaj, Sylja, Hajdari, Çelepija, Fangaj, Qokthi, Ara, Selmani

Stafi teknik: Trajner i parë Edmond Doçi, Zv.Trajner Haris Dalipi, trajner i portjerëve Eli Dervishi

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img